Protestojnë mjekët në Britani të Madhe, kërkojnë rritje të pagave

Evropë

Protestojnë mjekët në Britani të Madhe, kërkojnë rritje të pagave

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:43
Britani

Një grevë e madhe, e organizuar nga qindra mjekë e infermierë është mbajtur ditën e sotme në Britaninë e Madhe.

Punonjësit e shëndetësisë kanë kërkuar rritje pagash për shkak të inflacionit. Grevësi i bashkohen për herë të parë edhe infermierët që punojnë në repartet e kujdesit intensiv dhe pavijonet e të sëmurëve me kancer do t’i bashkohen grevës, megjithëse po bëhen përjashtime në spitale ku mungesa e infermierëve mund të rrezikojë shëndetin e pacientit.

Greva fillimisht duhej të rifillonte të martën, por u anulua pasi një gjykatë javën e kaluar mbështeti qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies, se kohëzgjatja ishte e paligjshme.

Sekretari i Shëndetësisë, Steve Barclay e dënoi shtytjen, duke e përshkruar masën si mungesë respekti pasi qeveria, disa sindikata të sektorit shëndetësor dhe zyrtarë të NHS do të takohen nesër për të diskutuar një rritje të propozuar të pagave prej 5 për qind.

Me inflacionin mbi 10 për qind, presioni mbi pagat ka çuar në një sërë protestash në muajt e fundit, pasi punëtorët si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat kërkojnë rritje pagash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat