Greqia nuk gjen qetësi, tërmet me magnitudë 3.5 rihter në Kretë

Evropë

Greqia nuk gjen qetësi, tërmet me magnitudë 3.5 rihter në Kretë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:10 të mëngjesit në një zonë detare pranë Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 101 km në perëndim-jugperëndim të Falasarnës.

Ndërsa thellësia fokale llogaritet në 7.9 km.

Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat