Tërmeti shkund vendin evropian, ja ku ishte epiqendra

Evropë

Tërmeti shkund vendin evropian, ja ku ishte epiqendra

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një lëkundje tërmeti është regjistruar ditën e sotme në Atikë, Greqi.

Mediat vendase shkruajnë se tërmeti me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 02:30 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ishte 3 kilometra në veri-verilindje të Maratonës, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 7.1 kilometra.

Tërmeti është ndier në disa zona të Atikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat