Erdogan u jep para fëmijëve derisa priste për të votuar

Evropë

Erdogan u jep para fëmijëve derisa priste për të votuar

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:20
Erdogan

Turqia sot po mban zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, ku presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kundërkandidati i tij Kemal Kiliçdaroglu do të garojnë për të parin e vendit.

Përveç zgjedhjeve për president të Turqisë, qytetarët e këtij vendi do të zgjedhin edhe deputetët e ri të parlamentit, pra Asamblenë e Madhe Kombëtare, e cila ka 600 përfaqësues. Në zgjedhje janë regjistruar gjithsej 24 parti dhe përveç tyre do të marrin pjesë edhe një numër i madh kandidatësh të pavarur.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2014, prej fillimit të fushatës ka akuzuar kundërkandidatin se po bashkëpunon me terroristët dhe se po tenton t’ia dorëzojë Turqinë, Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

I shoqëruar nga bashkëshortja Emine, ai është parë sot duke ia mësyrë vendvotimit ku është planifikuar të votojë. Një video amatore e shfaq atë të shoqëruar edhe nga sigurimi.

Kurse disa fëmijëve nuk hezitoi t’iu shpërndajë para të cilët po qëndronin të shoqëruar nga prindërit para qendrës së votimit.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan bën një veprim të tillë, pasi edhe gjatë fushatës e madje edhe pas tërmetit shkatërrues që goditi muaj më parë Turqinë, u pa duke u dhënë fëmijëve para. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat