Kryediplomati hungarez mban fjalim në mitingun e Vuçiqit: Jemi vëllezër

Evropë

Kryediplomati hungarez mban fjalim në mitingun e Vuçiqit: Jemi vëllezër

Më: 26 maj 2023 Në ora: 20:47
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Petar Sijarto

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Petar Sijarto, në fjalimin e tij në mitingun e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se përfaqëson një komb që i konsideron serbët si vëllezër, por se, siç është shprehur ai, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Historia jonë e përbashkët na ka vënë përballë shumë sprovave. Shpesh e shihnim njëri-tjetrin si armiq. Megjithatë, sot gjithçka ka ndryshuar dhe dy kombet janë vëllazëruar. Për këtë mund të falënderojmë presidentin Aleksandar Vuçiq. Ai ka arritur që në vend të armiqësisë historike, ne të kemi miqësi historike mes nesh”, tha Sijarto, përcjell RTS.

Ai është shprehur se Hungaria përballet me sfida të ngjashme si Serbia.

“Si ju dhe ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve të pamëshirshme nga rryma kryesore liberale ndërkombëtare, por pse po na sulmojnë neve, sepse hungarezët dhe serbët po mbrojnë veten dhe interesat e tyre kombëtare, dhe ne jemi të aftë për këtë sepse kemi liderë të fortë”, ka thënë tutje Sijarto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat