Gjermani: Trazira nga radikalët e majtë në "Ditën X"

Evropë

Gjermani: Trazira nga radikalët e majtë në "Ditën X"

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 08:53
Trazira në Lajpcig

E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut "Dita X" në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E. Megjithë demonstratën e ndaluar për të shtunën, sipas një vendimi gjykate, ka pasur trazira.

Image
Trazira në Lajpcig

Trazira në Lajpcig në përkrahje të studentes së dënuar Lina E.. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Policia përdori gazin lotsjellës.

Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së shtunës u shënuan mjaft "vepra penale" bën të ditur policia. Disa nëpunës policie u dërguan në spital të lënduar, një gazetar është sulmuar nga një person i panjohur. Të shtunën në mëngjes policia ka kryer tre arrestime.

Dita X u thirr në shenjë solidariteti mestudenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani. Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët. 

Image
Trazira në Lajpcig

Policë nga e gjithë Gjermania në Lajpcig

Demonstrata të shtunën është ndaluar, këtë e konfirmoi edhe Gjykata Administrative në Lajpcig të premten në mbrëmje. Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e "Ditës X" nën moton "United we stand -megjithatë mbrojmë antifashizmin autonom", me argumentin se ekziston rreziku i një demonstrate të dhunshme.

Bazë për këtë ishin  prognozat e autoriteteve të sigurisë. Sipas policisë ekziston rrezik dhune dhe ka pasur thirrje për militantizëm. Qarqet e majta kishin bërë thirrje për mobilizim në Lajpcig me qëllim të ardhjes së përkrahësve nga Gjermania dhe Europa. Për të ruajtur rendin Drejtoria e Policisë së Lajpcigut mbështetet të shtunën nga trupa policore të ardhur nga të gjitha landet gjermane e po ashtu edhe policia federale jep mbështetje për ruajtjen e sigurisë.

Image
Trazira në Lajpcig
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat