Merr flakë një fermë luleshtrydhesh në Berlin, plagosen 10 persona

Evropë

Merr flakë një fermë luleshtrydhesh në Berlin, plagosen 10 persona

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetë persona u plagosën në një zjarr që shpërtheu më herët sot në një fermë luleshtrydhesh pranë Berlinit. Tymi i dendur mund të shihej me kilometra larg vendit të ngjarjes.

Në “Fshati i luleshtrydheve Karl”, që pret çdo ditë vizitorë dhe kryesisht fëmijë, zjarri ka rënë në hambar për arsye ende të paqarta, ndërsa ambientet kanë qenë plot me vizitorë.

Sipas zjarrfikësve, nëntë persona janë dërguar në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të tymrave, ndërsa një zjarrfikës ka mbetur i plagosur gjatë operacionit të shuarjes.

Kreu i operacionit, Robert Dahl, tha për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se dëmet ishin të kufizuara dhe siguroi se fshati do të jetë sërish i hapur për vizitorët nesër. “Fshati i luleshtrydheve” është një destinacion jashtëzakonisht popullor për familjet, duke ofruar një sërë aktivitetesh me temë luleshtrydhet dhe duke pritur më shumë se një milion vizitorë në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat