Dhjetra mijëra serbë në protesta masive anti-qeveritare pas vrasjeve masive

Evropë

Dhjetra mijëra serbë në protesta masive anti-qeveritare pas vrasjeve masive

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:19
Protesta në Beograd

Dhjetra miëjra qytetarë në Serbi kanë protestuar dje në Beograd kundër asaj që quanin “kulturë dhune” e duke kërkuar dorëheqje të ministrit të brendshëm pas dy vrasjeve masive me armë ku humbën jetën 18 njerëz, një prej të cilave në një shkollë fillore fëmijësh.

Duke brohoritur “[Aleksandar] Vucic largohu!” dhe duke mbajtur pankarta si “Studentët kundër dhunës,” protestuesit u mblodhën para parlamentit dhe marshuan drejt ndërtesave qeveritare.

Beogradi dhe disa qytete të tjera serbe kanëparë protesta të rregullta që prej fillimit të majit kur ndodhën dy sulmet e paprecedenta për vendin, me 18 të vrarë dhe 20 të plagosur.

Protestuesit kërkonin dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gasic, dhe kreun e shërbimeve sekrete Aleksandar Vulin, të cilët fajësonin për mosveprim ndaj kriminelëve apo mospërmbushje të detyrimeve të tyre për drejtësinë.

“Nenuk mund të rikthejmë jetët e viktimave, por mund të ngrejmë zërin që kjo të mos pësëritet më,” tha aktori vendas Milan Maric duke folur për turmat e mbledhura. “Ne duam Serbinë pa dhunë, duam Serbinë me shpresë”.

Demonstratuesit kërkonin gjithashtu heqjen e liçencave për televizionet kombëtare Pink TV e Happy TV si dhe të disa gazetave që promovojnë elementëtë kulturave liberale gjinore e LGBT, të cilat fajësonin për nxitjen e dhunës, shkruan agjencia Reuters.

“Unë pres që protestat të vazhdojnë sepse nuk ka rrugë tjetër”, tha një protestuese e qujatur, Milica. “Mendoj se qeveria në një pikë dot dorëzohet nga presioni i numrit të madh të njerëzve”.

Kryeministrja Ana Brnabic tha se ishte gati të jepte dorëheqjen dhe ftoi partitë opozitare mbështetëse të protestave, për dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat