Publikohet audio incizimi, Vuçiq ‘këshillon’ gazetaren serbe: Më bëj këtë pyetje

Evropë

Publikohet audio incizimi, Vuçiq ‘këshillon’ gazetaren serbe: Më bëj këtë pyetje

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 20:16
Aleksandar Vuçiq dhe Branka Gjukiq

Presidenti serb është raportuar gjerësisht se kontrollon mediat e vendit të tij dhe se për këtë është kritikuar shumë shpesh.

Së fundi, lëvizja “Kryengritja Ekologjike” ka publikuar një audio-incizim të vitit 2017, në të cilin Aleksandar Vuçiq dëgjohet qartë duke folur me gazetaren Branka Gjukiq, ish-drejtoreshë e agjencisë së lajmeve Tanjug dhe këshilltare aktuale e presidentit serb.

Audio-incizimi është publikuar sot në kanalin YouTube, “Kryengritja Ekologjike”, dhe daton nga viti 2017, kur Vuçiq mori presidencën e Serbisë pas bashkëpartiakut, Tomislav Nikoliq.

Përkatësisht, në audio regjistrim lideri serb dëgjohet duke i thënë drejtpërdrejt gazetares që t’i bëjë një pyetje në të cilën do t’i kërkohet të komentojë situatën në Maqedoninë e Veriut dhe t’u dërgojë mesazh qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq përsërit vazhdimisht se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo t’ia bëjë atë pyetje.

Pasi Gjuriq i bëri një pyetje që i ishte diktuar nga Vuçiq, ky i fundit u përgjigj se:

“Gjithmonë kam bërë gjëra në të mirë të mirëmbajtjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Shkupit, siç e dinë shumë mirë qytetarët e Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat