Britania do t’i sigurojë Ukrainës automjete speciale zjarrfikëse

Evropë

Britania do t’i sigurojë Ukrainës automjete speciale zjarrfikëse

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Britania informoi të premten se do t'i sigurojë Ukrainës 15 automjete të ndërhyrjes së shpejtë dhe dy automjete të mëdha me shkumë përpara ditës së 500-të të fillimit luftës ruse.

“Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë Ukrainës 17 automjete të specializuara të zjarrfikësve për shërbimet e shpëtimit dhe zjarrit, kryesisht me burim nga Forca Ajrore Mbretërore (RAF) dhe Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim, njëra prej tyre e ofruar nga Qeveria e Uellsit”, thuhet në një deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Deklarata vuri në dukje se pajisjet do të ndihmojnë në forcimin e aftësisë së Ukrainës për t'iu përgjigjur dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse.

“Këto automjete të specializuara zjarrfikëse do të rrisin aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur infrastrukturën e saj nga fushata ruse e sulmeve me raketa dhe dron dhe do të vazhdojnë mbështetjen tonë për Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace në një deklaratë.

Në përgatitje për mbërritjen e automjeteve, personeli i Shërbimit Ushtarak të Zjarrfikësve të Ukrainës kreu stërvitje në RAF Wittering, bazën kryesore operative dhe selinë e Forcave A4 RAF, e cila është një stacion kryesor për stërvitjen e fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat