Rusët nxjerrin në shitje banesën e Zelenskyt në Krime

Evropë

Rusët nxjerrin në shitje banesën e Zelenskyt në Krime

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:09
Volodymyr dhe Olena Zelensky

Autoriteti ruse në Krime kanë nxjerrë në shtije rreth 100 prona ukrainase, duke përfshirë një që i përket presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Vladimir Konstantinov, kryetari i parlamentit të Krimesë, tha se asetet e shtetëzuara do të shiten së shpejti ndërsa autoritetet tashmë kanë organizuar tetë ankandet e para për pasuritë e biznesmenëve ukrainas.

Kontratat e shitjes arritën në më shumë se 815 milionë rubla (rreth 8 milionë euro), tha Konstantinov në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton skynews.

Ndërtesa në Livadia, Krime ku ndodhet apartamenti i Volodymyr Zelensky

Kjo listë përfshin një apartament në Jaltë të blerë nga gruaja e Zelenskyt, Olena Zelenska në vitin 2013, tha ai.

Autoritetet ruse në Krime thanë në muajin shkurt se kishin shtetëzuar rreth 500 prona në Krime, duke përfshirë disa që u përkisnin politikanëve dhe biznesmenëve të lartë ukrainas.

Krimea, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, kontrollohet nga Moska që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Detit të Zi, tetë vjet para pushtimit të saj në pjesën tjetër të Ukrainës.

Ndryshe, Vladimir Putin për ta financuar pushtimin e Ukrainës ka nxjerrë në shitje edhe vilat e ish-presidentit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin. Çmimi fillestar i vilës që gjendet në Moskë është 400 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat