Norma vjetore e inflacionit të Turqisë mbi 60 % në muajin shtator

Evropë

Norma vjetore e inflacionit të Turqisë mbi 60 % në muajin shtator

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit të Turqisë ishte 61.53% në muajin shtator, nga 58.94% sa ishte në muajin gusht, tha të martën zyra e statistikave të vendit. Norma ishte 83.45% në muajin shtator 2022.

Ndryshimet më të ulëta të çmimeve u panë te banesat me 20.16%, veshjet dhe këpucët 32.54%, dhe komunikimi 46.59%, në muajin shtator, sipas TurkStat.

Ndërkohë, rritjet më të larta kanë shënuar hotelet, kafenetë dhe restorantet me 92,48%, arsimi 80,96% dhe shëndetësia 79,79%.

Norma mujore e inflacionit ishte 4.75%, nga 9.09% sa ishte në muajin gusht./AA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat