“Mali i Zi është vend sovran”, Milatoviç i përgjigjet Vuçiqit

Evropë

“Mali i Zi është vend sovran”, Milatoviç i përgjigjet Vuçiqit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:25
Presidenti malazez, Jakov Milatoviç dhe Aleksandar Vuciq

Presidenti malazez, Jakov Milatoviç ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili përmes një deklarate tha se “vetëm ata që flasin më keq për Serbinë” mund t’i bashkohen Qeverisë së Malit të Zi, si dhe se disa parti nuk duan regjistrim, sepse do të ketë më shumë serbë”.

“Çështja e formimit të Qeverisë së Malit të Zi, si dhe çështja e regjistrimit, janë çështje të brendshme të vendit tonë, qytetarëve dhe institucioneve të tij, i konsideroj komentet e zyrtarëve të huaj me këtë rast, pavarësisht nëse vijnë nga SHBA, Bashkimi Evropian apo Serbia, të papërshtatshme. Mali i Zi është vend sovran, civil dhe demokratik”, shkroi Milatoviç në llogarinë e tij në rrjetin X.

Deklaratat e papërshtatshme të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në përgjigje të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, nuk janë shembull i mirë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, sepse ato nxisin qartë tensionet kombëtare që minojnë pajtimin e ndërtuar me mundim mes qytetarëve të Malit të Zi, kanë deklaruar nga Lëvizja URA.

Nga URA thonë se me deklarata të tilla po kthehen në fokus të temave që kanë mbajtur vendin tonë, por edhe rajonin, të bllokuar në ndarjet kombëtare dhe fetare që nga vitet 1990, gjë që sigurisht nuk kontribuon në përparimin e vendeve tona në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për fat të keq, ata mund të na çojnë përsëri nëpër rrugët e Ballkanit, gjë që jemi të sigurt që askush nga ne nuk e dëshiron.

Ballkanit iu mjaftuan urrejtja, përçarja, konflikti, është koha që më në fund të zgjedhim pajtimin, respektin reciprok dhe përparimin”, njoftuan sot nga Lëvizja Qytetare URA.

“Regjistrimi i popullsisë është një çështje e brendshme e Malit të Zi, për të cilën të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shprehen lirisht dhe askush nuk mund t’ua mohojë këtë të drejtë, qofshin ata malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, romë apo ndonjë tjetër komb”, thuhet më tej në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat