E rëndë në Itali! Dy mjete përplasen kokë me kokë me njëra-tjetrën, 4 të vdekur, një i plagosur

Evropë

E rëndë në Itali! Dy mjete përplasen kokë me kokë me njëra-tjetrën, 4 të vdekur, një i plagosur

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Montauro, pak kilometra larg Catanzaro, në Itali.

Një “Fiat Idea” është përplasur kokë më kokë me një mjet “Fiat Panda” përgjatë rrugës shtetërore të Jonit 106, duke u marrë jetën tre vajzave dhe një burri.

Viktimat ishin të gjithë pasagjerë që udhëtonin me mjetin Fiat Panda dhe vdekja e tyre ishte e menjëhershme. Në makinën tjetër ndodhej vetëm një person i cili u plagos dhe u dërgua në spital. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për rastin.

Mësohet se, pasagjerët e mjetit “Fiat Panda” në të cilën udhëtonin katër viktimat ishte nisur drejt provincës së Reggio Calabria, ndërsa “Fiat Idea” e drejtuar nga personi që mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin Catanzaro, ishte drejtuar për një udhëtim në drejtim të veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat