Kapen 8 tonë kokainë në Spanjë, tre persona të arrestuar

Evropë

Kapen 8 tonë kokainë në Spanjë, tre persona të arrestuar

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:24
Droga e kapur nga policia

Agjentët e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Administratës Tatimore të Spanjës kapën tetë tonë kokainë të fshehur në një kontejner në portin e Algeciras, njoftoi Ministria e Financave e atij vendi.

Droga ishte fshehur brenda një konstruksioni metalik të projektuar për të shmangur zbulimin e skanerit, i cili ishte plotësisht i ngarkuar, duke nxitur doganierët të hapnin kontejnerin.

Në një deklaratë të Ministrisë së Financave, thuhet se droga ishte kontrabanduar nga Surinami, me planin për ta shitur kokainën në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë.

Në aksionin e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore kundër trafikut të drogës janë arrestuar tre persona, shtoi Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat