Sulme me dronë në Odesa të Ukrainës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Evropë

Sulme me dronë në Odesa të Ukrainës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:52
Odesa

Sulmet ruse të dronëve vranë një person dhe plagosën tre të premten në mbrëmje, sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës.

Sulmet shkaktuan një zjarr në një ndërtesë banimi në Odesa, tha policia të shtunën, duke shtuar se zjarri që atëherë ishte shuar.

Një nga të plagosurit u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës; të tre u shtruan në spital.

Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, tha se një grua 72-vjeçare pësoi djegie të rënda dhe fraktura të gjymtyrëve pasi mbeti nën rrënoja për gati dy orë.

Dy të plagosurit e tjerë janë një nënë dhe një vajzë, tha ai.

Nëna mbi 60 vjeç ka pësuar djegie të rënda mbi 70% të trupit, ndërsa djegie të rënda së bashku me fraktura të shumta ka pësuar edhe vajza e saj rreth të tridhjetave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat