Poloni/ Makina hyn në mes të turmës, plagosen 19 persona

Evropë

Poloni/ Makina hyn në mes të turmës, plagosen 19 persona

Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Në Poloni, 19 persona janë plagosur pasi një shofer u përplas me një turmë që priste në një stacion tramvaji në një qytet në veri.

Gjashtë fëmijë janë në mesin e 15 personave të goditur në ndalesë, ndërsa katër të tjerë u plagosën pasi shoferi u përplas me makinat e tyre ndërsa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave polake shoferi është arrestuar pas disa orësh teksa tentonte të largohej.

Autoritet e policisë thonë se nga testet paraprake rezulton se shoferi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat