Hakerat nuk kursejnë as Giorgia Melonin, kryeministres italiane i vjedhin llogarinë e “Instagram-it”. Ja çfarë postuan në emër të saj

Evropë

Hakerat nuk kursejnë as Giorgia Melonin, kryeministres italiane i vjedhin llogarinë e “Instagram-it”. Ja çfarë postuan në emër të saj

Më: 17 mars 2024 Në ora: 23:13

Persona të panjohur kanë hakeruar mbrëmjen e sotme, për pak minuta, profilin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Instagram.

Hakerat raportohet se kanë postuar një mesazh nga Elon Musk ndërsa Meloni po kthehej me aeroplanin qeveritar nga Egjipti në Romë.

“Thank you Elon free Btc!” shkruhej në postim, shoqëruar dhe një fotografi të rreme të profilit të Elon Musk, raporton ANSA.

Image
Instagrami i Hackuar

 

Presidenca e qeverisë italiane veproi menjëherë dhe ekspertët e saj e zgjidhën problemin në kohë rekord.

Aktualisht po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme nga Policia dhe autoritetet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat