Si i kishte cilësuar Putin paralajmërimet e amerikanëve për sulm të mundshëm të ekstremistëve në Moskë

Evropë

Si i kishte cilësuar Putin paralajmërimet e amerikanëve për sulm të mundshëm të ekstremistëve në Moskë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 08:51
Vladimir Putin

Gjatë mbrëmjes së kaluar është kryer një sulm në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë “Crocus City Hall”, ku mbetën të vdekur së paku 60 persona.

Sulmi i mbrëmshëm vjen disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin i tha bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë, agjencisë së inteligjencës së vendit, se “strukturat perëndimore” ishin përfshirë në “shantazh të drejtpërdrejtë” kur ata paralajmëruan për një sulm të afërt në Moskë.

Ambasada amerikane në Moskë kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm dhe paralajmëroi qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha më 7 mars.

“Do të doja të kujtoja gjithashtu deklaratat provokuese të fundit nga një numër strukturash zyrtare perëndimore në lidhje me sulmet e mundshme terroriste në Rusi. Të gjitha këto veprime i ngjajnë shantazhit të plotë dhe synimit për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”, Putin u tha të pranishmëve në mbledhjen e bordit.

“Ju jeni në dijeni të tyre, ndaj nuk do të hyj në detaje në këtë pikë”, shtoi 71-vjeçari, raporton skynews.

Pas të shtënave të mbrëmshme, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së tha se Amerika ndau informacione për një sulm të mundshëm në Moskë me qeverinë ruse në fillim të këtij muaji.

Theksojmë se Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i personave të vrarë tanimë është më shumë se 60 ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat