Rusia me Kinën dhe satelitët, dëshirojnë botën e tyre!

Evropë

Rusia me Kinën dhe satelitët, dëshirojnë botën e tyre!

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Evropa e John Maynard Keynes e vitit 1920, mund të jetë Europa që kemi sot: "Banorët e Londrës shijonin çajin e mëngjesit në shtrat dhe mund të porosisnin me telefon produkte të ndryshme nga e gjithë bota.

Ata mund të përzgjedhnin sasitë dhe cilësinë që dëshironin me çmime të arsyeshme, kurse dërgesa ishte e garanduar te pragu i derës”.

Ajo botë e paqes dhe globalizimit ra në fushat e betejës europiane dhe filloj të ngritet vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në  vitin 1945.

A jemi në fund të periudhës sonë të më lavdishme?

Rusia dëshiron luftë në zemër të Evropës! Pas shumë vitesh liberalizimi, Kina nën drejtimin e Xi Jinping ka marrë një kthesë autoritare drejtë një lufte në Tajvan, si një mundësi reale që rrezikon të tërheqë edhe Shtetet e Bashkuara në një konflikt ushtarak me Kinën.

Shumë analistë besojnë se këto zhvillime shënojnë fundin e një periudhe, ndoshta naive-besimi te "paqja kapitaliste".

Ideja ishte se "fuqia e parasë" do të sigurojë kombet "të ndalojnë luftën kur ajo kërcënon të shpërthejë", siç e formuloi Immanuel Kant.

Tregu është duke kërkuar përfitimin, dhe duke siguruar që edhe pala tjetër të fitojë. Marrëveshjet e shëndosha tregëtare janë ungjilli i tregut, edhe pse pasanikët janë më shpesh miqësorë me demokracinë dhe vlerat liberale. Megjithatë, në kundërshtim me teorinë e paqes kapitaliste, Rusia dhe Kina tregohen të gatshme të sakrifikojnë këtë prosperitet ekonomik për madhështinë e tyre perandorake. Kur bota përballet  me kundërshtarë të tillë, nuk mund të besohet më në këtë bashkëpunim si një strategji e duhur e globalizmit. Kjo tregëti na bën të pambrojtur dhe bëhemi të varur nga njëri-tjetri, varësi kjo e cila u përdor kundër nesh, siç bëri Putini, kur mbylli rubinetat e gazit dhe kështu i shkaktoj Europës një krizë gazi.

Vendet perëndimore ngadalë por me siguri po zgjohen nga ky realitet dhe përpiqen të bëjnë veten të pavarur nga kundërshtarët e tyre në Pekin dhe Moskë duke sjellë në shtëpi detyra të rëndësishme strategjike dhe duke lëvizur rrugët e importit nëpër vendet me të cilat janë në aleanca dhe miqësi. Tani që lufta është një realitet, prandaj nuk mund të varemi nga kundërshtarët tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat