Të shtëna me armë në Bruksel, 2 të vdekur

Evropë

Të shtëna me armë në Bruksel, 2 të vdekur

Më: 24 mars 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Dy persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë në Bruksel, gjatë dy incidenteve të veçanta. Të shtënat e para, të cilat lanë një person të vdekur, u dëgjuan në Laeken, në periferi veriore të kryeqytetit belg, sipas një zëdhënësi të policisë së Brukselit.

Pak orë më vonë, të shtëna me armë u raportuan në një lagje pranë qendrës, ku u gjet një burrë i plagosur rëndë. Ai u dërgua në spital por fatmirësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Sulme me armë që duket se lidhen me tregtinë e drogës kanë ndodhur që nga fillimi i shkurtit në kryeqytetin belg.

Nën presionin pas këtyre incidenteve, autoritetet vendase prezantuan në fund të shkurtit strategjinë e tyre për të përballuar këtë valë dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat