​Von der Leyen fitoi mandatin e dytë në krye të Komisionit Evropian

Evropë

​Von der Leyen fitoi mandatin e dytë në krye të Komisionit Evropian

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 14:55
Ursula von der Leyen

Me votim të fshehtë, deputetët e Parlamentit Evropian i dhanë besimin Ursula von der Leyen, e cila mori kështu një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian.

Me 401 vota pro, Ursula von der Leyen fitoi mandatin e saj të dytë si kryetare e Komisionit Evropian. 284 ishin kundër, 15 abstenuan, 7 ishin të pavlefshëm, 707 votuan gjithsej.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka uruar Ursula von der Leyen për rizgjedhjen e saj.

Von der Leyen fillimisht mbajti një fjalim para eurodeputetëve dhe në fjalën e saj ajo iu referua pushtimit në Ukrainë, si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe misionet e tij të paqes, siç i quajti ai vetë.

"Ishte një mision për të lehtësuar situatën, jo një mision paqeje. Vetëm dy ditë pas asaj vizite, Putin gjuajti me raketa një shtëpi fëmijësh në Kiev. Përgjigja jonë duhet të jetë e qartë – Evropa do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet, kjo është përgjigja dhe mesazhi ynë”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi se Evropa duhet të investojë më shumë në kapacitetet mbrojtëse. “Ne gjithashtu duhet të krijojmë projekte të përbashkëta - një sistem të mbrojtjes së përbashkët evropiane. Jo vetëm që do të mbronin hapësirën ajrore, por do të krijonin një simbol të fortë unike në fushën e mbrojtjes”.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të siguruar kufijtë tanë të jashtëm, veçanërisht kufijtë lindorë”, tha ajo dhe bëri thirrje për forcimin e agjencisë Frontex dhe propozoi trefishimin e numrit të të punësuarve në atë agjenci.

Ajo njoftoi një plan për bujqësinë për të kapërcyer përshtatjen e nevojshme ndaj ndryshimeve klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat