Dy rajone në Itali goditen nga stuhia e fuqishme

Evropë

Dy rajone në Itali goditen nga stuhia e fuqishme

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 18:23
Pamje nga vendi Italia

Rajonet e Toskanës dhe Ligurias në Itali janë goditur nga moti i keq këtë të enjte.

Fortuna ka detyruar pushuesit të ndërpresin në mes pushimet në plazhet në Viareggio dhe Lido di Camaiore, ndërsa si pasojë e erës së fortë janë shkatërruar disa objekte e janë rrëzuar pemë në rrugë.

Era e fuqishme e nisur që prej mëngjesit të së enjtes është shoqëruar më pas me rrebeshe shiu, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se kanë marrë me dhjetëra telefonata për shkak të përmbytjeve apo bllokimit të rrugës si pasojë e rrëzimit të pemëve.

Në zonën e Ventimiglia, dy kabina elektrike u përfshinë nga flakët.

Për fat të mirë, deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat