Putin provokon Perëndimin, dronët rusë shkelin hapësirën e NATO-s

Evropë

Putin provokon Perëndimin, dronët rusë shkelin hapësirën e NATO-s

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 11:30
Ilustrim

Forcat ruse avancojnë në lindje të Ukrainës, ku pretendojnë se kanë marrë kontrollin e plotë të qytezës lindore Novohrodivka.

Qyteza gjendet 12 km larg Pokrovskit, një nyje strategjike rrugore dhe hekurudhore për ushtrinë e Kievit në zonë.

Një bloger ushtarak pro rus ka publikuar harta ku shfaqen forcat ruse, teksa sulmojnë përtej Novohrodivka në të paktën 2 vende, rreth 7 km larg Pokrovskit.

Një oficer ukrainas tha për një intervistë radiofonike se trupat e Kievit kishin braktisur Novohrodivka pasi pozicionet e tyre nuk ishin të favorshme për mbrojtje.

Javën e kaluar Presidenti Vladimir Putin deklaroi se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kursk, kishte dështuar të ngadalësonte përparimin e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe kishte dobësuar linjat mbrojtëse të Kievit. Por sipas kreut të ushtrisë ukrainase inkursioni në Kursk po funksionon dhe trupat ruse nuk kanë shënuar progres në Pokrovsk gjatë 6 ditëve të fundit.

Ndërkohë të dielën, dy shtete anëtare të NATO-s thanë se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. Rumania ishte e para që njoftoi diçka të tillë pas sulmeve që Moska ndërmori kundër Ukrainës gjatë natës. Bukureshti aktivizoi avionë luftarakë të tipitF-16 për patrullimin e hapësirës ajrore ndërsa njoftoi banorët e dy rajoneve lindore përmes mesazheve me tekst.

Më vonë edhe Letonia bëri të ditur se një dron rus u rrëzua në pjesën lindore të vendit një ditë më parë. Ndërsa shkelja e hapësirës ajrore të Letonisë duket të jetë një incident i rrallë, Rumania ka konfirmuar disa raste të gjetjes së fragmenteve të dronëve në territorin e saj që nga fillimi i agresionit ruk kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat