Qindra mijëra njerëz mblidhen për varrimin e Papa Françeskut

Evropë

Qindra mijëra njerëz mblidhen për varrimin e Papa Françeskut

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Papa Françesku do të varroset sot në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.

Sakaq, meshën funerale po e kryeson kardinali Giovanni Battista Re.

Anëtarët mbretërorë, presidentë, kryeministra dhe një legjion besimtarësh do t’i bëjnë nderimet e fundit Papa Françeskut në meshën në Sheshin e Shën Pjetrit.

Sipas raportimeve, mbi 200 mijë njerëz do të marrin pjesë në lamtumirën e fundit të Papa Françeskut.

Edhe presidentja Vjosa Osmani do të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit të papës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat