Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët

Evropë

Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 11:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan Boeing 757-300 i Condor Airlines, i cili udhëtonte nga ishulli grek i Corfu për në Dyseldorf, ishte përfshirë nga flakët menjëherë pas ngritjes.

Aeroplani, që mbante 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, pësoi zjarr në motor menjëherë pas nisjes, shkruajnë mediat e huaja.

Pas kësaj, pilotët vendosën shpejt të kryenin një ulje emergjente në Brindisi të Italisë, ku aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.

Përfaqësuesit e linjës ajrore thanë se zjarri u shkaktua nga një ndërprerje në rrjedhën e ajrit të motorit.

Siç bëhet e ditur më tej, shumë pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroportin e Brindisit për shkak të mungesës së akomodimit në hotel.

Pas kësaj, Condor dërgoi një aeroplan tjetër për të transportuar udhëtarët në Dyseldorf.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat