Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

Evropë

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

Nga: DW Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 21:02
Lavrov tha se Rusia po punon për një provë të mundshme me armë bërthamoreFotografi: Consolidated National Archives/dpa/picture-alliance

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov konfirmoi sot (08.11.) se po punohet për të përmbushur urdhrin që dha Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar për të përgatitur propozime për një provë të mundshme armësh bërthamoreruse.

Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS e citon Lavrovin me fjalët: "Sa i përket udhëzimit të Presidentit Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurimit më 5 nëntor, ai është pranuar për zbatim dhe ndërkohë po punohet për të. Publiku do të informohet për rezultatet."

Përgjigje ndaj deklaratës së Trumpit

Image
Trump dhe Putin kërcënojnë me prova me armë bërthamoreFotografi: DW

Urdhri i Putinit erdhi si përgjigje ndaj njoftimit të papritur që bëri javën e kaluar Presidenti Donald Trump, sipas të cilit SHBAdo të rifillojë provat me armë bërthamore, për herë të parë kjo pas tri dekada.

Lavrovi i tha agjencisë së lajmeve TASS se Rusia nuk kishte marrë asnjë sqarim nga SHBA-të lidhur me urdhrin e Presidenti Donald Trump, që ushtria amerikane të rifillojë testet bërthamore.

Trumpi shkroi në platformën e tij Truth Social: "Për shkak të vendeve të tjera që testojnë programe armatimesh, unë kam udhëzuar Departamentin e Luftës që në mënyrë të barabartë të fillojë testimin e armëve tona bërthamore. Ky proces do të fillojë menjëherë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat