Tragjedi në veri të Italisë, helikopteri përplaset me kabllot e një teleferiku dhe shpërthen në flakë, vdesin dy personat në bord

Evropë

Tragjedi në veri të Italisë, helikopteri përplaset me kabllot e një teleferiku dhe shpërthen në flakë, vdesin dy personat në bord

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 22:43
Fotoilustrim

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një luginë të largët në veri të Italisë, ku një helikopter u përplas me kabllot e një teleferiku dhe më pas u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, mjeti fluturues dyvendësh goditi kabllot e një teleferiku mirëmbajtjeje, të përdorur nga kompania italiane e energjisë Enel për të aksesuar digën.

Pas përplasjes, helikopteri u përfshi nga flakët dhe u rrëzua pranë brigjeve të liqenit Campliccioli, në një zonë me bar pranë digës.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën piloti 62-vjeçar, Alessandro Muscinelli, dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani, e cila udhëtonte si pasagjere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat