Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një farmacie në një spital universitar turk në kryeqytetin Ankara, duke lënë të vrarë tre persona dhe duke plagosur rëndë një tjetër, njoftoi agjencia e lajmeve turke Dogan.
Nuk është bërë ende e qartë arsyeja e sulmit, mirëpo agjencia turke raporton se personat kishin mosmarrëveshje personale midis punonjësve të spitalit.
Ekipet e policisë janë dërguar në vendin e ngjarjes.