Arratisen dy rumunë nga burgu në Baden

Evropë

Arratisen dy rumunë nga burgu në Baden

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 20:53
ilustrim

Dy të burgosur të dënuar për krime kundër pronës janë arratisur gjatë natës të së hënës dhe të martës nga burgu në Baden, në Aargau. Ata janë në arrati, ka bërë të ditur policia kantonale në Aargau.

Të dy të kërkuarit janë rumunë, të moshës 39 dhe 33 vjeç. Largimi i tyre është konstatuar nga një punonjës i burgut pak para orës 3:00 të mëngjesit, ka theksuar policia. Për t’i gjetur policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë, me ç’rast ka angazhuar qentë dhe një helikopter të ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat