Sulmet terroriste - Evropianet armatosen për vetëmbrojtje

Evropë

Sulmet terroriste - Evropianet armatosen për vetëmbrojtje

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:54
ilustrim

Një numer i madh personash në vende të ndryshme europiane po kërkojnë të armatosen me armë dhe pajisje të tjera vetmbrojtje pas rritjes së sulmeve terroriste apo edhe personave me të meta mendore.

Por nuk kanë munguar as thirrjet e politikanëve të djathtë për armatosje të popullsisë, me argumentin të mbrohemi nga emigrantët gjë e cila mendohet se ka dhenë influencën e saj.

Ndër vendet me kërkesat më të larta janë Zvicra, Çekia dhe Austria. Kurse në Gjermani, në vend të armëve  është rritur me 50 për qind shitja e pajisjeve për vetëmbrojtje, si spraj të ndryshëm, piper djegës apo edhe armë bosh të cilat ngjajnë si të vërteta dhe që shërbejnë për të trembur sulmuesin.

Për këtë trend të fundit të shoqërisë evropianë nuk ka një arsye zyrtare, por mendohet se sulmet e Parisit, të Brukselit dhe të Nicës kanë ngjallë panik të madh në shoqëri. Sipas policisë federale në gjermani në gjysmën e parë të vitit 2016 janë shënuar 69.000 raste të krimit apo tentativë krimi.

Ndërkohë Çekia është e armatosur. Presidenti Milos Zeman pas sulmeve në Munih u bëri thirrje çekëve të marrin armët dhe të mbrojnë veten kundër terroristëve. Në pesëmujorin e parë të 2016, numri i lejeve të lëshuara është rritur me gati 6000. Sot rreth 300.000 çekë kanë të drejtë të posedojnë ligjërisht armë.

Në Zvicër rritja nisi vitin e kaluar, por sipas një ankete të zhvilluar nga Reuters, askush nuk pranon se ka blerë armë pas sulmeve terroriste. Por efekti i përgjithshëm i këtyre ngjarjeve forcon ndjenjën e pasigurisë, shpjegon Daniel Wyss, president i Shoqatës zvicerane të tregtarëve të armëve.

Zvicra është e njohur për dhjetëra-mijëra banorë të saj që mbajnë pushkë në shtëpitë e tyre, si pjesë e skemës për mbrojtjen nacionale, por qytetarët e kanë të ndaluar për të bartur publikisht armë të mbushura.

Në Këln të Gjermanisë, menjëherë pas ngjarjeve të natës së ndërrimit të viteve, ku shumë gra dhe vajza u sulmuan dhe përdhunuam , numri i pajisjeve të blera për vetëmbrojtje u rrit me thuajse 50 për qind. Ardhja e emigrantëve në Austri ka bërë që të rritet edhe interesi i austriakëve për të blerë armë. Sipas ekspertëve vendas, frika është arsyeja kryesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat