Turqia liron rreth 34 mijë të burgosur ‘për të liruar hapësirën për puçistët’

Evropë

Turqia liron rreth 34 mijë të burgosur ‘për të liruar hapësirën për puçistët’

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 16:14
Recep Tayyip Erdogan

Vetëm të burgosurit e dënuar para 1 korrikut u liruan sipas skemës.

Pothuajse 34 mijë të burgosur janë liruar nga burgjet në Turqi, në një lëvizje të dyshuar për të liruar hapësirën për mijëra njerëz të ndaluar nga grusht shteti i dështuar, shkruan The Independent.

Ky veprim duket të jetë pjesë e masave që u njoftua muajin e kaluar për të lejuar lirimin e të burgosurve që nuk ndërlidhen me përpjekjen për të larguar presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Ata që kishin kryer gjysmën e dënimit të tyre ishin të përshtatshëm për lirim, me përjashtim të krimeve të tilla si vrasje dhe përdhunim të cilat ishin përjashtuar nga skema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat