Rusi-Policia arreston një gazetar ukrainas me dyshimin për spiunazh

Evropë

Rusi-Policia arreston një gazetar ukrainas me dyshimin për spiunazh

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 22:05
Ilustrim

Autoritetet ruse arrestuan sot një gazetar ukrainas me akuzën se ai ka kërkuar të marrë informacione konfidenciale ushtarake në Moskë, raportoi media shtetërore ruse.

Gazetari ukrainas, Roman Sushçenko është një punonjës i agjencisë zyrtare ukrainase të lajmeve “Ukrinform” dhe do të mbahet në burg në Rusi për të paktën dy muaj, në pritje të gjykimit.

Me këtë akuzë ai përballet deri në 20 vjet burg.

Agjencia ukrainase “Ukrinform” tha sot se “Sushçenko, i cili ka punuar për agjencinë për më shumë se një dekadë, ishte në Rusi për pushime dhe u arrestua në të njëjtën ditë që mbërriti atje”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi për gazetarët se “Sushçenko nuk po punonte si gazetar në Rusi” dhe se ”Rusia nuk po godet gazetarët ukrainas në vend”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës kërkoi lirimin e Sushçenkos dhe i quajti akuzat kundër tij të pabaza.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat