Të shtëna në Beograd, vritet një person

Evropë

Të shtëna në Beograd, vritet një person

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në Beograd është vrarë një 29-vjeçar, ndërsa një person tjetër është plagosur.

Policia ka kryer një hetim dhe është në kërkim të autorit të këtij krimi, thuhet në një njoftim për medie të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Mediet në Beograd raportojnë se në këtë rast është vrarë lideri i tifozëve të Partizanit,  Aleksandar Stankoviq, jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit.

Përveç tij, nga këto të shtëna është plagosur rëndë një person tjetër, dhe ai është një roje burgu me inicialet M.GJ.

Roja i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente dhe është vendosur në departamentin e reanimimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat