Bullgari, emigrantët zihen me policinë

Evropë

Bullgari, emigrantët zihen me policinë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 18:17
Ilustrim

Emigrantët janë përplasur me policinë dhe i kanë vënë zjarrin mobilieve dhe gomave në një kamp refugjatësh në qytetin Harmanli të Bullgarisë, dy ditë pasi hapësira u rrethua në përgjigje të njoftimeve për shpërthimin e sëmundjeve në mesin e banorëve. Javën e kaluar banorët e Harmanlit organizuan një protestë me thirrjen për mbylljen e kampit pasi mediat lokale njoftuan për, siç thuhet, dyshimet se emigrantët bartnin sëmundje ngjitëse të lëkurës. Kampi është ‘shtëpi’ e rreth 3 mijë emigrantëve afganë dhe është më i madhi në Bullgari,

Kreu i Agjencisë bullgare për Refugjatë, që mbikëqyrë kampin dhe që vendosi ta mbyllë për t’u mundësuar autoriteteve shëndetësore që të hetojnë, i tha Radios Kombëtare Bullgare se njoftimet ishin të pavërteta. Emigrantët hodhën gurë dhe gjëra të tjera mbi policinë, që përdorë edhe topat e ujit për t’i shpërndarë. Turma theu një barrierë duke dalë jashtë, por policia shumë shpejt i ktheu prapa, shkruan Rel.

Protestuesit dëmtuan një numër ndërtesash dhe i vunë zjarrin gomave, dyshekëve dhe mobilieve të thyera. Zjarrfikësit dolën në vendngjarje, së bashku me forcat shtesë të policisë. Një zëdhënës i policisë tha se po zhvillohen biseda me protestuesit. Nuk ka njoftime për lëndime dhe as arrestime. Bullgaria ka ndërtuar një mur në kufirin e saj me Turqinë dhe i ka forcuar kontrollet në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjet ilegale të emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat