Identifikohet polici i vrarë në sulmin në Stamboll, ku u vranë të paktën 39 persona

Evropë

Identifikohet polici i vrarë në sulmin në Stamboll, ku u vranë të paktën 39 persona

Më: 1 janar 2017 Në ora: 07:43
Burak Yildiz, polici që kishte vrarë sulmuesi i veshur si Babadimër

Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk.

Të paktën 39 persona kanë vdekur dhe 69 të lënduar pas sulmit terrorist në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll.

Në mesin e viktimave ishte një polic, i cili punonte si sigurim pas orarit të punës.

Tashmë është identifikuar edhe polici i vrarë pas sulmit dhe bëhet fjalë për 32-vjeçariin Burak Yildiz, i cili ishte personi i parë që kishte vrarë sulmuesi i veshur si Babadimër.

Ndryshe, raportohet se edhe disa persona kanë kërcyer në lumin e Bosforit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat