May: Trump do të pranojë rëndësinë e NATO-s

Evropë

May: Trump do të pranojë rëndësinë e NATO-s

Më: 23 janar 2017 Në ora: 00:15
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May është e bindur që presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump do të njohë rëndësinë e NATO-s dhe të bashkëpunimit që kemi në Evropë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë tonë.

Në një intervistë për “Financial Times”, një muaj para se të takohet në Uashington me Trump, May konfirmon se do të synojë një marrëveshje të gjerë tregtare BM-SHBA për pas Brexit, por nuk ndan me presidentin amerikan hipotezën se BE-ja mund të shpërbëhet në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat