Austri: Arrestohen 8 terroristë të dyshuar

Evropë

Austri: Arrestohen 8 terroristë të dyshuar

Më: 26 janar 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Policia në Austri i ka arrestuar sot tetë terroristë të dyshuar, në një seri bastisjes të kryera herët në mëngjes në dy qytetet më të mëdha të vendit, ku u mobilizuan ekipet e armatosura rëndë të SWAT, të përkrahur nga qindra oficerë.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit Publik të Austrisë në Graz, ka thënë se të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në grupin terrorist të Shtetit Islamik (ISIS).

Në të njëjtën kohë, policia austriake ka kryer bastisje edhe në Vjenë, në dy operacione në të cilat kanë marrë pjesë 800 policë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat