Gjermani: Arrestohen 2 anëtarë të një grupi salafist, planifikonin sulme

Evropë

Gjermani: Arrestohen 2 anëtarë të një grupi salafist, planifikonin sulme

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:37
Ilustrim

Policia gjermane i ka arrestuar dy burra në një varg bastisjesh, për të cilët kanë thënë se janë anëtarë të një grupi salafist që po planifikonte sulme.

Policia njoftoi se ka kryer bastisje në 19 lokacione pas indikacioneve për një sulm të pashmangshëm terrorist nga radikalët islamikë.

Salafistët janë islamikë ultra-konservator.

Të arrestuarit janë një algjerian 27-vjeçar dhe një nigerian 23-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat