Në mesin e plagosurve nga sulmi terrorist në zemër të Londrës është filmuar edhe një gazetar. Miqtë e tij e denoncuan zhdukjen e gazetarit në twitter.
Geoff Ho u godit me thikë në lokalin Southwark Tavern mbrëmjen e së shtunës. Videoja dramatike tregon gazetarin duke kapur qafën e tij, ndërsa largohet nga vendi i ngjarjes vetëm pak çaste pas sulmit terrorist, i shoqëruar nga një polic.
Përdoruesit e Twitter kanë qarkulluar një imazh të z. Ho duke thënë se ai është zhdukur pasi është therur në lokal.
Tre sulme të njëpasnjëshme në hakun kohor të 8 minutave shkaktuan tmerr dhe panik mbrëmjen e së shtunës në Londër.
Një furgon i bardhë me tre terroristë mori përpara turmën në urën e Londrës, më pas sulmuesit u drejtuan drejt lokaleve dhe dyqaneve të zonës duke sulmuar njerëzit me thikë.
Dëshmitarë në venndin e ngjarjes tregojnë se kanë të dëgjuar të paktën 12 të shtëna me armë në zonë.
Tre xhihadistët thuhet se janë dëgjuar duke thirrur “Kjo është për Allahun”.