Në kërkim të autorit të sulmeve me thikë në Vienë - Bota Sot
Në kërkim të autorit të sulmeve me thikë në Vienë

Evropë

Në kërkim të autorit të sulmeve me thikë në Vienë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:46
Vienë

Policia austriake po përpiqet të bjerë në gjurmët e njeriut përgjegjës për dy sulme me thikë në Vjenë, që la katër vetë të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në distriktin Leopoldstadt pranë një parku të famshëm të Vienës.

Zëdhënësi i policisë tha se bëhet fjalë për plagosjen me thikë të anëtarëve të së një njëjtës familje, një çift burrë e grua dhe vajza e tyre e rritur. Të tre të plagosurit ndodhen në rrezik për jetën

Pak minuta më vonë, një person i katërt u sulmua me thikë duke marrë plagë të rënda.

Policia tha se po përpiqet të përcaktojë nëse incidentet janë të lidhura me akte terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test