Merkel: Evropa të veprojë në kohën e ndryshimit të rendit botëror

Evropë

Merkel: Evropa të veprojë në kohën e ndryshimit të rendit botëror

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 21:18
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel paraqiti idenë e saj për integrim më të madh të Evropës, duke përfshirë krijimin e një agjencie të përbashkët për refugjatët.

Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Merkel tha se në një kohë kur ndryshon rendi botëror, Evropa "duhet të jetë në gjendje për të vepruar, si brenda dhe jashtë, për të kuptuar seriozisht botën".

Sipas saj, Evropa nuk mund të jetë krejtësisht e varur nga të tjerët dhe se duhet të marrë fat në duart e saj, ndërsa agjencia AP shkruan se Merkel me këtë aludon në dallimet me presidentin amerikan Donald Trump.

Agjencia, megjithatë, vë në dukje se Merkel, në intervistë është përmbajtur nga kritikat e hapura ndaj Trump, por theksoi faktin se SHBA-ja u tërhoq nga traktatet ndërkombëtare dhe vendosi tarifa të reja për importet e çelikut dhe aluminit ndaj vendeve të caktuara, përfshirë edhe Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat