Erdogan jep betimin në Parlamentin e Turqisë - Bota Sot
Erdogan jep betimin në Parlamentin e Turqisë

Evropë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Erdogan jep betimin në Parlamentin e Turqisë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:57
Recep Tayyip Erdogan

(E plotësuar) -Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas marrjes së detyrës zyrtare si presidenti i parë i vendit nën sistemin e ri të qeverisjes, theksoi se do të jetë i denjë për popullin e Turqisë.

Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inagurimit në rezidencën presidenciale në Ankara, në të cilën të pranishëm ishin edhe presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve, përfshirë edhe nga rajoni, raporton AA.

"Do të përpiqem të jem i denjë për popullin tonë me vetëdijen se jam presidenti i 81 milionëve, jo vetëm i atyre që na votuan", tha Erdogan.

Presidenti turk tha se sistemi i ri presidencial i qeverisjes nuk është detyrim, por preferencë e qëlluar drejt së cilës i ka orientuar historia.

"Me sistemin presidencial të qeverisjes jemi duke kaluar në një model të ri të qeverisjes përtej eksperimenteve që kemi përjetuar gjatë kërkesës sonë afër 150 vjeçare për demokraci dhe republikës sonë 95 vjeçare", deklaroi Erdogan dhe njoftoi se kabineti i parë qeverisës nën sistemin e ri presidencial do të mblidhet të premten.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

***

Me një makinë të mbuluar me lule, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Parlamentin e vendit, ku u betua për mandatin e dytë radhazi si president, por të parin me fuqi ekzekutive.

Që nga kjo e hënë, Turqia ka një sistem të ri qeverisës, ku presidenti ka fuqi të jashtëzakonshme. Erdogan u betua në Parlament një muaj pas zgjedhjeve që i fitoi me 53% të votave, e që ligjëruan fuqitë e reja për të, që i japin fund qeverisjes së Parlamentit dhe shndërrojnë presidentin në një sulltan, siç është cilësuar nga kritikët.

“Si president, betohem për nderin tim para kombit dhe historisë madhështore turke, se do të punoj me të gjitha energjitë e mia që të mbroj dhe lartësoj lavdinë dhe nderin e Republikës së Turqisë”, tha Erdogan.

Sistemi i ri presidencial i Turqisë eliminon kryeministrin, e tashmë është presidenti që formon qeverinë, duke emëruar zëvendësit e tij dhe ministrat, nxjerr dekrete, përgatit buxhetin dhe vendos politikat e sigurisë.

Sipas sistemit të ri, Erdogan, jo vetëm që do të drejtojë ekzekutivin, por edhe partinë e tij në Parlament, diçka që kritikën thonë se është ligjërim i sundimit të një njeriu.

Mbase për këtë arsye, opozita në Parlament as që u ngrit në këmbë gjatë betimit të Erdoganit, siç është zakon, ndërsa kreu i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilçdaroglu, as që ishte në sallë.

Pas ceremonisë zyrtare të betimit në Parlament, Erdogan zhvilloi homazhe në mauzoleumin e themeluesit të Turqisë moderne dhe laike, Qemal Ataturku, mbase për të qetësuar zërat kritikë që e akuzojnë jo vetëm për shndërrimi në sulltan, por edhe për islamizimin e Turqisë.

Në betimin e presidentit Erdogan, mes dhjetëra krerëve të shteteve dhe kryeministrave, janë edhe kreu i qeverisë shiqptare Edi Rama, si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test