May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi - Bota Sot
May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi

Evropë

E shtunë, 17 nëntor 2018

May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:38
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, e mirëpriti samitin midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai duhet të shfrytëzohet për të ulur rrezikun e konfliktit midis NATO-s dhe Moskës.

May i bëri këto komente në një darkë pune të udhëheqësve të NATO-s, të mërkurën në Bruksel.

“Kanalet e hapura të komunikimit midis SHBA-së dhe Rusisë janë kyçe për menaxhimin e rreziqeve të konfliktit”, tha May, transmetoi zëdhënësi i saj.

Trump dhe Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki.

May foli edhe për, siç u shpreh, “aktivitetin malinj” të Moskës, përfshirë sulmet kibernetike ruse në Perëndim dhe dyshimet se Rusia ka përdorur një agjent nervor për të helmuar një ish-agjent rus në tokën britanike.

Marrëdhëniet e Londrës me Moskën janë tensionuar keq, prejse Britania ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skipal, dhe vajzën e tij Yulia, më 4 mars të këtij viti.

Incidenti ka çuar në dëbimin më të madh të diplomatëve rusë që nga Lufta e Ftohtë. Rusia i ka mohuar akuzat e Londrës dhe është përgjigjur me dëbime të diplomatëve perëndimorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test