Planifikoi të vriste kryeministren, dënohet i riu londinez - Bota Sot
Planifikoi të vriste kryeministren, dënohet i riu londinez

Evropë

E martë, 23 tetor 2018

Planifikoi të vriste kryeministren, dënohet i riu londinez

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:37
Theresa May

Një i ri britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old Baileyt, për planifikim të të një sulmi për të vrarë kryeministren Theresa May.

Naa’imur Rahman, 20 vjeçar me banim në pjesën veriore të Londrës, kishte planifikuar me detaje mënyrën se si do të hynte në zyrat e kryeminsitres May dhe më pas të ekzekutonte atë.

Ai kishte menduar të shpërthente me anë të një pajisjeje derën kryesore dhe më pas të përfitonte nga rrëmuja, për t’u futur në godinë dhe për të ekzekutuar kryeministren me thikë.

“Nr. 10 Downing Street” është rezidenca zyrtare dhe zyra e kryeministrave britanikë. Ajo është ruajtur nga masa të forta sigurie dhe ka një portë në fund të rrugës, ku publiku dhe turistët mund të shkrepin foto të shtëpisë.

“Ne po flasim për një individ që do të kishte vrarë dhe plagosur një numër njerëzish, duke përfshirë zyrtarët e policisë dhe njerëz që mund të ndodheshin rastësisht aty”, tha Dean Haydon, kreu i Komandës kundër Terrorizmit në Policinë Metropolitane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test