Zjarri në Athinë/ Qeveria greke, masa financiare për të dëmtuarit

Evropë

Zjarri në Athinë/ Qeveria greke, masa financiare për të dëmtuarit

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 15:18
Greqi

Ferri i zjarreve që shkrumbuan resortin e bukur bregdetar të Matit në Greqi do t’i përndjekë për një kohë të gjatë të mbijetuarit e tij. Edhe ata fatlume që arritën t’i shpëtonin flakëve monstruoze të përhapura me një shpejtësi skëterrë, që i gjeti njerëzit të papërgatitur, janë sot ne gjendje shoku, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kane humbur gjithçka kishin. Por duket hallin e madh qe u ra mbi krye, nuk do ta kalojnë të vetëm.

Qeveria greke ka vendosur të marrë disa masa shtese, të cilat edhe pse nuk zëvendësojnë dot humbjet e jashtëzakonshme që ata kanë përjetuar, të paktën mund t’ua lehtesojnë ca barrën.

Ekzekutivi grek vendosi kështu subvencionimin e menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm të të dëmtuarve, siç shpjegohet në deklaratën për shtyp të ambasadeë greke në Tiranë; kjo pasi të përfundojë regjistrimi i dëmeve materiale prej ekipeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

Subvencioni që do të përfitojnë familjet apo personat fizikë që u dëmtuan, do të jetë 5000 euro. Për familjet me tre dhe më shumë fëmijë, kjo shumë do të jetë 6000 euro.

Për bizneset që pësuan dëme, shuma arrin 8000 euro. Do të akordohet po kështu asistencë papunësie plus një shumë të menjëhershme prej 45 shpërblimesh ditore (650 euro) papunësie për të gjithë ata që do të mbeten pa punë, pas shkatërrimit të biznesit ku punonin, për shkak të zjarreve.

Pensionistet e prekur do të marrin dy pensione mujore shtese. Do të ketë po kështu dhe disa lehtësira në pagimin e taksave si dhe masa për të mbështetur huamarrësit e Entit të Banesave Sociale.

Deri në përballimin e krizës, në zonat e prekura nuk do të ketë pagesë të tarifave rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat