3 mijë ekspozues në panairin e teknologjisë hekurudhore në Berlin - Bota Sot
3 mijë ekspozues në panairin e teknologjisë hekurudhore në Berlin

Evropë

E diel, 21 tetor 2018

3 mijë ekspozues në panairin e teknologjisë hekurudhore në Berlin

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:50
Berlin

Innotrans, i konsideruar si panairi më i rëndësishëm i industrisë hekurudhore, u hap sot në Berlin.

Drejtori i panairit, Christian Goeke tha se 146 mostra do të shihen për herë të parë, gjatë shfaqjes që vazhdon deri më 21 shtator.

Më shumë se 3.000 ekspozues nga 61 vende do të ekspozojnë trena të rinj, disa prej të cilëve veprojnë pa një drejtues si dhe zgjidhje të shumta digjitale për fusha të tilla si mirëmbajtja e trenave, njohja e pengesave, informacioni i udhëtarëve dhe shitja e biletave.

Ministri gjerman i transportit Andreas Scheuer tha se hekurudha është ende e nevojshme për të menaxhuar nevojat në rritje të transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test