Kisha Ortodokse Bullgare refuzon tryezën e patriarkut rus për Kishën Ukrainase

Evropë

Kisha Ortodokse Bullgare refuzon tryezën e patriarkut rus për Kishën Ukrainase

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 06:52
Kisha Ortodokse Bullgare

Kisha Ortodokse Bullgare refuzoi të premten një thirrje nga Patriarku rus për të zhvilluar bisedime në lidhje me një përpjekje të kishës ukrainase për t’u larguar nga orbita e Moskës.

Kisha Ortodokse e Ukrainës, nën Patriarkun Filaret, po udhëheq një përpjekje për të krijuar një kishë kombëtare të pavarur nga Kisha Ortodokse Ruse, përballë kundërshtimeve të fortë nga Moska.

Patriarku Ortodoks rus, Kirill i shkroi të gjitha degëve të botës ortodokse, duke u bërë thirrje për bisedime, për të diskutuar situatën rreth jetës së kishës në Ukrainë.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Bullgare, organi ekzekutiv i saj, megjithatë tha në një deklaratë se letra e Kirill do të dorëzohej për shqyrtim nga një komision i posaçëm, që në mënyrë efektive është një veprim i ngadalshëm.

Kisha ukrainase u nda nga prindi i saj rus, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, por Filaret ka avancuar në rrugën e tij për një kishë kombëtare të pavarur që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të një rebelimi separatist të mbështetur nga Kremlini, në rajonin e Donbassit lindor.

Ndasitë në krishterimin ortodoks janë thelluar, me Kishën Ruse që ka thënë se nuk do të marrë pjesë në strukturat e kryesuara nga Patriarkana Ekumenike e Turqisë, udhëheqja globale shpirtërore e të krishterëve ortodoksë, nën mbështetjen e të cilëve ukrainasit kërkojnë pavarësinë.

Kisha Ortodokse Lindore është emri i dytë më i madh i krishterë në mbarë botën, me më shumë se 250 milionë anëtarë. Por ndryshe nga Kisha Katolike Romake, nuk ka asnjë udhëheqës suprem të krahasueshëm me Papën, por në vend të kësaj është i përbërë kryesisht nga kishat kombëtare de facto, secili i udhëhequr nga një patriark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat