Britani: Një në tri vajza ngacmohet kur është me uniformë shkolle - Bota Sot
Britani: Një në tri vajza ngacmohet kur është me uniformë shkolle

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Britani: Një në tri vajza ngacmohet kur është me uniformë shkolle

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:41
Londër

Një në tri vajza në Britani, e veshur me uniformë shkolle, është ngacmuar seksualisht në publik, bën të ditur një raport i degës britanike i organizatës globale për fëmijë Plan International.

Organizata autorizoi një anketë me 1,000 adoleshente dhe vajza të moshës 14 deri në 21 vjeç në gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kreu intervista me vajza dhe akademikë.

Sipas rezultateve, rreth dy të tretat e vajzave të anketuara kanë përjetuar vëmendje të padëshirueshme seksuale në publik.

Po sipas tyre, 35% e vajzave kanë thënë se kanë përjetuar kontakt të padëshirueshëm seksual, si prekje.

"Një e katërta e vajzave kanë treguar se janë filmuar ose fotografuar nga një i huaj pa leje", thuhet po ashtu në raport.

Organizata Plan International i bëri thirrje Qeverisë britanike që t'i njohë ngacmimet në rrugë si një lloj "dhune me bazë gjinore".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test