Bullgarët në zi pas vrasjes së gazetares, qeveria nën presion - Bota Sot
Bullgarët në zi pas vrasjes së gazetares, qeveria nën presion

Evropë

E shtunë, 20 tetor 2018

Bullgarët në zi pas vrasjes së gazetares, qeveria nën presion

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:18
Bullgaria

Bullgaria është sot në zi pas vdekjes brutale të gazetares televizive, Viktoria Marinova, ndërkohë që autoritetet e përballura me akuza të vazhduara për korrupsion, janë nën presion për të zbardhur këtë vrasje që ka shkaktuar reagime të fuqishme në Evropë.

Qindra persona, nga të cilët shumë në lot, u mblodhën sot në mbrëmje me qirinj në dorë rreth një portreti të gruas së re në qendër të Rusesë, qytet në veri të Bullgarisë, ku trupi i saj u gjet të shtunën në një park, shkruan ATSH.

Viktoria Marinova, 30 vjeç, ishte dhunuar dhe pastaj mbytur.

Prezantuese në televizionin TVN, Viktoria Marinova drejtonte një emision që i dedikohej problemeve të shoqërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test